Substanca jeshile e gjetur në një shkollë në Tiranë, dalin rezultatet e analizës së toksikologjisë

194

Policia e kryeqytetit ka reaguar për tabletin në ngjyrë jeshile të gjetur në një shkollë në Yberisht. Në një njoftim për mediat policia bën të ditur se pas kryerjes analizave përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin, nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.

Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e premte, më datë 25.10.2024, për një substancë në formë tableti, në ngjyrë jeshile, që dyshohet se përgjum fëmijët, ju njoftojmë se:

Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.

Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat.

Comments