Sulmi me granatë në Zveçan, Kurti: Shprehje e pafuqisë, akte terrorizmi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me sulmin me granatë në Zveçan, ku ka pasur vetëm dëme materiale.
Kurti ka vlerësuar se keqbërës nuk është që nuk ka.
Tutje, ai e ka vlerësuar këtë sulm si “akt terorizmi”.
“Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”, u shpreh Kurti.