Sulmohen fizikisht dy gazetarë në Shkup

468

Dy persona mbrëmë janë sulmuar fizikisht nga një grup personash të moshës rreth 20-vjeçare në rrugën “Esperanto”.

Një pjesë e mediumeve informojnë se bëhet fjalë për dy gazetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 14 nëntor 2019 në orën 02:30 në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 01:00 në rrugën ‘Esperanto’ në afërsi të një objekti hotelierik, L.C dhe D.A janë sulmuar fizikisht nga disa persona të moshës rreth 20 vjeçare”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se marrin masa për të zbardhur këtë rast./Telegrafi/

Comments