“Sulmohet” fusha e golfit e Donald Trump: Gaza nuk është në shitje

96
fresco

Shënjestra e radhës e protestuesve pro-palestinezë ishte prona e Presidentit amerikan Donald Trump në Skoci të Mbretërisë së Bashkuar dhe konkretisht fusha e tij e golfit.

“Gaza nuk është në shitje” është shprehja që kanë shkruar protestuesit në fushën e golfit.

Fyerje të ndryshme drejtuar tij por edhe slogane të tjera si Palestina e lirë u shkruan në këtë ndërtesë që ëshët në pronësi të Kreut të Shtëpisë së Bardhë.

midle

Përgjegjësinë për këtë veprim e mori Grupi Veprimi për Palestinën të cilët në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Teksa Trump përpiqet ta trajtojë Gazën si pronë e tij, ai duhet të dijë se edhe prona e tij është e cënueshme”.

Muajin e kaluar, Donald Trump shkaktoi zemërim ne botën arabe kur deklaroi në mënyrë të papritur se Shtetet e Bashkuara do të marrë kontrollin e Gazës së pasluftës dhe do të zhvendosë popullsinë e saj.

Ai është shprehur se do ta shndërrojë zonën e shkatërruar në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.

Comments