Sulmoi nënën dhe hallën e tij, vihet në pranga 30 vjeçari në Gostivar

141

Më datë 10.07.2024 në ora 01:50 në rrugën “Leningradska” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin F.R (30) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të babait të tij 64 vjeçar se më datë 07.08.2024 rreth orës 21.00, në shtëpinë e tyre familjare ku banojnë, është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve dhe ka sulmuar fizikisht nënën dhe hallën e tij.

Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Comments