Sulmuesi i Gjilanit Senad Jaroviq shpallet “Ylli i javës” nga FFK-ja

176
fresco

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 20-të në Albi Mall Superligë i është ndarë sulmuesit të SC Gjilanit, Senad Jaroviq.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Shyqeri Salihu, Enver Prapashtica dhe Vllaznim Visoka. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e njëzet t’i takojë Senad Jaroviqit, i cili arriti që me golat e tij ta dërgojë skuadrën e tij në avantazh dy herë dhe të arkëtojë 3 pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e tij, SC Gjilani, në ndeshjen kundër kampionit aktual, FC Ballkani, të cilën e fituan me rezultat 2:1.

midle

Pasi mori këtë çmim, Jaroviq u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Jam shumë i lumtur për shpërblimin personal, por në radhë të parë për ekipin, sepse kemi pasur një javë të vështirë. E nisëm mirë. Patëm pak fat dhe menduam se do të shkonte gjithçka mirë. Humbëm kupën dhe pastaj ishte edhe më e rëndësishme të fitonim kundër Ballkanit. Tani kemi dy fitore në kampionat dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu.
Dua të falënderoj ekipin sepse bëmë një punë shumë të mirë. Qëndruam të bashkuar gjithë ekipi. Gjithashtu falënderime për trajnerët, të cilët na mbajtën pozitivë, sepse në këto situata nuk është gjithmonë e lehtë të rikthehesh më i fortë. Sidomos kundër Ballkanit, kampionit aktual. Mendoj se tani jemi në rrugën e duhur dhe duam të vazhdojmë me rezultate pozitive në kampionat.

Comments