Syla: LDK kujton që e ka me tapi kryeministrin, a s’kanë fituar zgjedhje qe 20 vjet

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, në komentin e tij pas deklarimit të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes maratonë të kryesisë e sheh të paarsyeshme.
Syla shkroi se e konsideron të tepërt kushtëzimin e Abdixhikut për mandatarin e qeverisë që e kërkoi për vete me disa kushte të tjera shtesë.

“LDK qe 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, por gjithmone e kerkon Kryeministrin” – shkruan ai dhe pyet më pas me ironi rreth çështjes që e përmendi kryetari i LDK’së si çështje e kushtëzim që duhet shtjelluar paraprakisht.
“Ata besojne se e kanë me tapi këtë pozitë. E Presidentin, kush e ka?”
LDK’ja mbajti një mbledhje maratonë disa orëshe të hënën për të qartësuar pozicionin partiak rreth dilemave të formimit të qeverisë së re. Posaçërisht, duke e adresuar pikat problematike të mandatarit të kryeministrit dhe zgjedhjes së presidentit pas një viti./gazetametro.net