Syla: Nisma ende mbetet shylevek pozicion” në stilin edhe anej edhe këndej

88
fresco

Analisti Valon Syla, ka reaguar pasi Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk do t’i shkojë në takimin konsultativ që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka paraparë ta realizojë me të.

Syla tha se VV po vuajnë tani me refuzimin e vazhdueshëm nga të gjithë, me opsionin e vetëm Nismën.

“Albini dhe Glauku na kallxuan sot se qenkan zbut. Nga diskursi për hajvana po lypin miq në mesin e tyre. Por, me gjasë që opozita po këndellet sidomos partia e tretë LDK, me në fund u kthye në diskursin e duhur se ska koalicion me VV. Ndërsa “Nisma ende mbetet shylevek pozicion” në stilin edhe anej edhe këndej”, shkroi ai.

midle

Ai ka treguar edhe disa skenare se si mund të jetë koalicioni VV e Nisma.

A”ta presin që me Albin Kurtin Kryeministër, Fatmir Limajn ta kenë si Kryeparlamentar, i cili lehtë do të mund të përfundoj edhe si ushtrues i detyrës së Presidentit… e ndoshta pas tij edhe të propozohet për President dikush nga Familja Jashari…

Nejse, këto janë ende kërkesa dhe skica bazike të koalicionit me VV. Por çkado që vendos Fatmir Limaj më si zë besë askush nga partitë kryesore kosovare, as për koalicion e as për fjalën publike… horë janë bo e tash te shohim”, tha ai.

Comments