Tahiri: Kurti po pretendon ta dështojë tutje Kosovën duke insistuar që të bëhet prapë kryeministër

74
fresco

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë.

Ajo ka vlerësuar qëndrimin e shefit të NATO-s, i cili ka thënë se Serbia duhet t`i mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Bosnjë.

midle

Në anën tjetër, ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti për pasojat që po ia shkakton Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se nëse Kurti bëhet prapë kryeministër këto pasoja do të jenë më të mëdha.

“Vizita e Sekretarit te NATO-s e la Kosoven ne sanksione, ndersa mbeti vec ne fjale kerkesa qe Serbia duhet te jap llogari per sulmin ne Banjske – deshtimet e qeverise Kurti po i peson Kosova tutje, nderkaq Kurti po pretendon ta deshtoj tutje Kosoven duke insistuar qe te behet prap kryeminister…cfare mjerimi i nje pushtetari..”, ka shkruar Tahiri.

Comments