Tajson: Isha pranë vdekjes, bëra 8 transfuzione gjaku
Edhe pse ka kaluar më shumë sesa një muaj, ende vazhdohet të flitet për duelin e boksit mes Majk Tajsonit dhe Xhejk Polit, ndeshje e fituar nga ky i fundit. Deklaratat e fundit të Majkut të Hekurt, po bëjnë shumë bujë, teksa 58- vjeçari ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas duelit kundër “You Tuber”-it. Ai thotë se është i lumtur që u rikthyer në ring, pasi zbulon se më parë kishte rrezikuar të vdiste.
“Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kam marrë 8 transfuzione gjaku, kisha humbur pothuajse gjysmën e tyre. Por kur fëmijët e mi më panë në ring për tetë raunde në këmbë për mua është një krenari e madhe. Në qershor isha në banjë duke vjellë gjak.
Pyeta doktorin: ‘Jam duke vdekur?’, ndërsa ai mu përgjigj: ‘Kemi zgjidhje?’.
Zgjidhje? Nuk arrija ta besoja, pasi isha gati i vdekur. Humba 25 kilogramë në 11 ditë. Nuk arrija të haja dot, konsumoja vetëm lëngje. Çdo herë që dilja jashtë në “WC”, vinte erë katran, nuk vinte më erë as m***. Ishte gjithçka e neveritshme. Por më pas rifillova nga zero, nuk u dorëzova dhe arrita të kthehem në gjendje për tu ngjitur sërish në ring”, rrëfen Tajson, i cili është boksieri më i ri i shpallur kampion bote në peshat e rënda, vetëm 20 vjeç e 4 muaj, kur triumfonte ndaj Trevor Berbik.