Takim i ministrit Xhaferi me ambasadorin e SHBA-së Bejli

307
26_08_2016_xhaferi_bejl

Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi dhe ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli sot në Ministrinë e Drejtësisë realizuan një takim protokollar.
Ministri Xhaferi në fillim të takimit, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë e njoftoi ambasadorin Bejli për aktivitetet e realizuara së fundmi në këtë dikaster dhe njëkohësisht e informoi ambasadorin për punët dhe detyrat që e presin ministrinë dikasteriale në të ardhmen.
Ambasadori Bejli, gjatë kësaj vizite shprehu interesimin e tij të njihet nga afër me projektet e realizuara në kuadër të ministrisë, si dhe të shkëmbejnë mendime rreth sfidave dhe problematikave aktuale me të cilat përballet Republika e Maqedonisë.
Gjithashtu Bejli shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet, nën kompetencë të ministrisë së drejtësisë duke ofruar shkëmbimin e përvojave në këto institucione.
Ministri Xhaferi falenderoi ambasadorin Bejli për vizitën e tij në Ministrinë e drejtësisë duke theksuar se bashkepunimi me SHBA eshte me se i nevojshem ne cdo periudhe, ashtu siç ka qenë deri tani.

Comments