Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.
Në këtë takim bashkërisht u konstatua se nevojitet një përkushtim nga të gjitha subjektet politike në vend me qëllim të zgjidhjes efektive të çështjeve që janë në të mirë të qytetarëve.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka informuar ambasadorin Koja se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të ndjek politikë gjithëpërfshirëse në mënyrë që të arrij mirëkuptim mes bashkësive etnike në vend por edhe mes qeverisë dhe opozitës sa i përket çështjeve kyçe.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe arritjet e sfidat që kanë dal dhe vazhdojnë të burojnë nga kjo Marrëveshje historike.
Grubi me këtë rast gjithashtu ka thënë se Qeveria është e përqendruar në funksionimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në frymën europiane, jo vetëm për shkak të aspiratave për integrim në BE por edhe si një vend i përgjegjshëm që kontribuon në paqen rajonale por edhe atë botërore si një vend anëtar i ri i NATO-së.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, falënderoi OSBE-në për përkrahjen në proceset demokratike të vendit, kurse vlerësoi se është nder për Republikën e Maqedonisë ës Veriut që të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023 për herë të parë që nga viti 1995 kur vendi u bë anëtare e OSBE-së.
Në takim, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjeve në fushën e legjislacionit zgjedhor, me ç’rast zëvendëskryeministri i parë Grubi ka thënë ambasadorit Koja se fokusi është dhe do mbetet në rekomandimet e OSBE-së për përmirësime në këtë fushë.
Posti i meparshem
Posti i ardhshem
Geer: Nuk ka vend për ndërtimet paleje në rajonin e Liqenit të Ohrit