Takimi Trump-Zelensky, reagon Macron: Rusia është agresori, të respektohen ata që kanë luftuar për sigurinë e Evropës

Udhëheqësit evropianë veçse kanë filluar të deklarohen për takimin e tensionuar midis Trump, Vance dhe Zelensky.
Së pari, në një postim në X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskit dhe i tha “të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, raporton BBC, përcjell Gazeta Express.

I pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet.
Ai shton se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën tre vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë.
Ai shton se është e rëndësishme të “respektohen” ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre, të drejtat dhe sigurinë e Evropës. /Express