Taravari: Dhjetë pacientë sot do të dalin nga spitali, trajtimi i të lënduarve është pa pagesë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot në një konferencë për media pas takimit me Shtabin e Krizave, informoi se 162 persona janë duke u trajtuar nga zjarri në Koçan, raporton SHENJA.
“Lajmi i mirë është se sot po dalin 10 pacientë. Dje kanë dalë tre pacientë. Aktualisht në Qendrën Klinike janë 25 pacientë, në “8 Shtatori” 12, në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit 11 dhe në Shtip 1 pacient. Kemi një pacient të dalë nga Shtipi, një nga Kirurgjia Pediatrike dhe tre do të dalin nga Kirurgjia Torakale. Në Sistinë dhe Zhan Mitrev janë 10 pacientë që po trajtohen, 5 prej të cilëve lirohensot”, tha Taravari.

Ai shtoi se nuk do të dërgohen më pacientë jashtë vendit, se të gjithë janë stabil dhe në gjendje të mirë.
Ai shtoi se kurimi është pa pagesë dhe nuk ka nevojë për mbledhjen e parave. Qeveria i ka mbuluar harxhimet për akomodim jashtë vendit, tha ministri Taravari.