Taravari: Komunikoj me të gjitha partitë politike, përpos me Selën dhe Thaçin!

72
fresco

Pas deklaratës së djeshme ku tha se ka kanale komunikimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, Arben Taravari tha se komunikon me të gjitha partitë, përpos me Ziadin Selën dhe Menduh Thaçin.

“Tash unë mendoj se asgjë të keqe nuk ka që të komunikojnë partitë politike mes vete. Nëse më pyetni mua, unë ju them se kam komunikim me të gjitha partitë politike, përveç me Menduh Thaçin dhe Zijadin Selën nuk kam komunikim”, shtoi Taravari.

midle

Kurse për takimin e djeshëm me liderët e VLEN-it, Taravari tha se ishte konstruktiv, por që ende nuk është vendosur se si do të garojë koalicioni në zgjedhjet lokale.

“Mbrëmë kishim takim me liderët e VLEN-it. Ishte atmosferë konstruktive, biseduam dhe natyrisht në momentin që kemi një vendim definitiv, opinioni do të informohet”, deklaroi Taravari./tv21.tv

Comments