Taravari: Me partneritet publiko-privat do të ndërtohen dy garazhe montuese në rrethin e Qendrës Klinike

236

Qeveria ka sjellë vendim që me parneritet publiko-privat në rrethin e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup të ndërtohen dy garazhe montuese në kate që të tejkalohet problemi me parkimin, ndërsa për këtë është punuar studim fizibiliteti, zbuloi në Tema e ditës në Televizionin Sitel, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Sipas tij, me këtë do të sigurohen trefish më shumë vende për parim, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

“Garazhet montuese në kate dhe më shumë vend-parkingje të organizuara të cilët do të jenë me partner privat. Ata do t’i paguajnë biletat, normalisht orë si edhe gjithlund, ndërsa pacientët dhe mjekët të cilët punojnë aty atje do të kenë më shumë vend-parkingje sesa që kanë tani”, tha Taravari.

Ministri, i cili ishte për vizitë në Klinikën e Onkologjisë, tha se është biseduar që të paktën një pjesë e pacientëve terapinë ta marrin në “8 Shtatori”, në Tetovë dhe në Manastir.

“Të shohim disi të mos vijnë numër i madh i pacientëve në Shkup për shkak se edhe atje pacientët e Onkologjisë janë të kufizuar. Dhe mora informatë e cila është e tmerrshme. Do të duhet të ulem të bisedojë me ministren e Financave para ribalancit të parë të buxhetit. Na mungojnë numër i madh i infermiereve, flas për Onkologjinë, radiologë teknik, fizikantë dhe mjekë, të shohim të hënën do të ulem të bisedoj edhe me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë që të bëjmë ndonjë strategji për specializimet”, tha Taravari.

Minisri ishte për vizitë në Institutin e Patologjisë, ku, siç tha, ka vetëm 11 patologë dhe për këtë arsye vonohen aq shumë rezultatet.

“Në gjithë shtetin ka 40 patologë, që është numër i vogël”, tha Taravari dhe shtoi se duhet të gjindet mënyrë që të motivohen mjekët e sapodiplomuar që të specializojnë në radiologji, onkologji.

Ai konfirmoi se po mendohet për rritje të rrogave të mjekëve, por, siç theksoi, kjo nuk është vetëm vullnet i mirë i ministrit.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se javën e ardhshme do të shkojnë në Kuvend ndryshimet e ligjit për shëndetësi me të cilët hiqen drejtorët ekonomik. Paralajmëroi se për dy deri në tre javë do të udhëtojë për në Slloveni që të shohë përvojën me lidhjen e Qendrës Klinike të tyre, ndërsa gjithashtu për dy deri tre javë do të publikohet edhe lista e re pozitive e ilaçeve, e cila do të azhurnohet çdo vit.

Comments