Taravari: Mickoski siç pranoi Korridorin 8, do t’i pranojë dhe ndryshimet kushtetuese!

120

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga VLEN, tha për Tv21 se ashtu siç kryeministri Hristijan Mickoski pranoi Korridorin 8, ashtu do t’i pranojë dhe Ndryshimet Kushtetuese.

“Ishte kundër Korridorit 8 apo, sot Korridori 8 punohet më fuqishëm se çdo herë tjetër. Të tregoj, Marrëveshja e Prespës apo, kishte edhe aty kundërshtim, ai sot e ka pranuar Marrëveshjen e Prespës. Puna e tretë që duhet z.Mickoski ta bëjë, unë shpresoj që do ta bëjë…mua më gëzon fakti që ai është i bindur 100% se ne patjetër duhet të shkojmë rrugës drejt BE-së”, tha Arben Taravari.

Ai tha se kryeministri kërkon garanci për procesin e Ndryshimeve Kushtetuese.

“Kështu që unë jam shumë i lumtur dhe i sigurt që z.Mickoski do dhe është i sigurt që ne duhet t’i fillojmë negociatat, por edhe ai do një lloj garancie”, deklaroi Taravari.

Taravari së fundmi kërkoi një vit afat për ndryshimet kushtetuese, edhe pse në deklaratat e mëparshme premtoi se deri në përfundim të vitit 2024 të njejtat do të miratohen.

Comments