Taravari në #ClickPlus: Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së

Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari.

Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN komunikojnë me BDI-në, Taravari tha se Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së.
“Unë dua të jem i sinqertë deri në fund. T’ja sqaroj opinionit deri në fund. Për shembull zotëri Mexhiti ka komunikim me plot njerëz në BDI.
Nëse jo me Ali Ahmetin?
Ka me Musa Xhaferin. Ose ka me Fatmir Deharin. Ose ka me një eksponent. Edhe deputetët tanë në Kuvend kanë komunikim. Besoj edhe të Besës, jo që janë të izoluar. Unë nuk them se unë insistoj dhe se se kryetarët janë takuar bashkë, por komunikime në një shtet ku janë 1.5 milionë e ku në Parlament janë 120 deputetë, është normale se do të komunikojnë”, tha Taravari në ClickPlus.