Taravari: Pacientët e shtruar për kurim në Selanik, janë në gjendje stabile

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i cili po qëndron ën Selanik në vizitë të pacientëve të cilët janë shtruar në spitalin e Selanikut për kurim, shkruan se pacientët në fjalë janë në gjendje stabile.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Ministrin për punë të jashtme Timço Mucunski dhe me Dr. Ilir Velën erdhëm në Selanik për të parë gjendjen e pacientëve të shtruar këtu. Të 5 pacientët që janë shtruar në këto spitale për momentin janë stabil. Falënderoj kolegët tanë të Selanikut, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre! Do ju mbajmë të informuar për pacientët e tjerë!”, shkruan Taravari. /Alsat.mk