Taravari: Pacientët nëpër spitalet e vendit në gjendje stabile – 5 pacientë jashtë vendit në situatë kritike!

81
fresco

Ministri i Shëndetësisë, sot pas përfundimit të takimit të rregullt të Shtabit të Krizës njoftoi për situatën e pacientëve nga tragjedia e Koçanës.

Sipas tij, të gjithë pacientët që mjekohen nëpër spitalet e vendit janë në situatë stabile dhe të mirë shëndetësore, kurse në fillim të javës, pasi t`u bëhen ekzaminime toksikologjike dhe psikologjike, 9 duhet të lëshohen nga spitali.

midle

“Jashtë shtetit janë 115 pacientë, në situatë kritike vazhdojnë të jenë 5 pacientë, por situata e pacientëve ndryshon. Është dita e shtatë, zero të vdekur. S`ka asnjë pacient që ka ndërruar jetë. Pres që të përmirësohet situata” – tha Taravari.

Sipas njoftimeve nga MPJ-ja, në 14 vende të Evropës trajtohen pacientë që pësuan në tragjedinë e Koçanës, kurse mjekohen në Serbi, Bullgari, Turqi, Greqi, Spanjë, Austri, Hungari, Kroaci, Belgjikë, Lituani, Itali, Slloveni, Suedi dhe në Poloni.

Comments