Taravari pësoi kolaps, por është mirë dhe nën vëzhgim të mjekëve

74

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur probleme shëndetësore, përcjell TV21. Ai thotë se tani është në gjendje stabile dhe se është nën vëzhgimin e mjekëve.

Njoftimi i Taravarit:

Të Respektuar dhe po aq të dashur,
Dje ka qarkulluar lajmi se unë kam pësuar sulm kardiak.
Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur.
Kam pësuar kolaps të Papritur dhe jam dërguar urgjent në spital.
Jam ende nën vëzhgim sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.
Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve.
Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju.
Faleminderit nga zemra!
Gjithmonë i Juaji!
Arbeni

Comments