Taravari: Të gjithë pacientët nga Shtipi dhe Koçani janë sjellë në Shkup dhe janë në gjendje stabile

57
fresco

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, në deklaratën e sotme për mediat theksoi se të gjithë pacientët e lënduar nga zjarri i djeshëm në spitalet e Koçanit dhe Shtipit janë transferuar në Shkup dhe janë në gjendje stabile.
Aktualisht, në Qendrën Klinike ndodhen 49 pacientë, në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” 18 pacientë dhe në Spitalin e Vjetër të Qytetit 17 pacientë.
– Sot janë paraqitur edhe dy pacientë të rinj në Shtip, të cilët deri më tani nuk ishin trajtuar. Apeloj që të gjitha personat që kanë qenë të pranishëm në ngjarjen në Koçan, edhe nëse nuk kanë simptoma, të kontaktojnë mjekët e tyre amë. Në bashkëpunim me Klinikën e Psikiatrisë do të formojmë ekipe me psikiatër dhe psikologë, të cilët do të jenë në dispozicion për mbështetje psikologjike për familjet dhe pacientët, deklaroi ministri.

midle

Sa i përket pacientëve që janë dërguar jashtë vendit, 51 pacientë tashmë janë transferuar, nga të cilët 9 janë në Turqi (3 në Stamboll dhe 6 në Ankara), 14 në Bullgari (8 në Sofje), 5 në Selanik, 17 në Serbi, 2 në Budapest dhe 4 në Rumani.
– Presim që gjatë ditës së sotme edhe dy persona të dërgohen në Slloveni, 4 në Kroaci dhe 6 në Austri. Aktualisht, 20 persona janë në gjendje kritike, theksoi ministri Taravari.
Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme.

Comments