Taravari thotë se VLEN-i i lëshoi ultimatum: Nuk i dua ultimatumet, i kam qejf bisedat

61
fresco

“Nëse pranoni këtë, mirë, nëse nuk pranoni, ne kështu vendosim”! Ky është ultimatumi që Arben Taravari tha se ia lëshoi VLEN gjatë ditës së djeshme një orë para se ta mbanin Kuvendin e partisë, shkruan TV21. Taravari tha se nuk pranon ultimatume, por ka qejf bisedat dhe marrëveshjet.

midle

“Me VLEN-in, më lëshuan, mua më tepër më dukej si ultimatum para Kuvendit të djeshëm. Unë asnjëherë në jetë nuk pranoj ultimatume, dua bisedime. Çfarë thanë? Nëse pranoni këtë, mirë, nëse nuk pranoni, ne kështu vendosim. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë, para se gjithash me VLEN, sepse deri sot, deri tani jemi pjesë e VLEN. Dje një orë para se të mbahej Kuvendi, u lëshua një letër publike, mua mu dok si ultimatum. Unë në jetë asnjëherë nuk kam pranuar ultimatume prej askujt, i kam qejf bisedat, të ulemi dhe të merremi vesh, pro me ultimatume nuk i pranoj. Thjesht dua biseda dhe marrëveshje, jo ultimatume”, tha Taravari.

Comments