Tarifat e Trump, Audi pezullon dërgimin e veturave në SHBA

185
fresco

Marka e makinave luksoze Audi e prodhuesit të automjeteve Volkswagen Group ka pezulluar dërgesat e automjeteve në SHBA për shkak të tarifave shtesë të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj automobilave.

Sipas një raporti nga një degë gjermane e industrisë automobilistike, Audi u dërgoi një letër agjentëve të saj të shitjes duke i informuar se të gjitha automjetet që do të hyjnë në SHBA pas 2 prillit për momentin do të qëndrojnë në pritje dhe nuk do t’u dorëzohen atyre.

Agjentëve të shitjes iu kërkua të përqendrohen në reduktimin e inventarëve të tyre, si dhe u njoftua se Audi aktualisht ka 37 mijë makina në SHBA që nuk preken nga tarifat e reja.

midle

Audi nuk posedon një fabrikë në SHBA dhe importohen të gjitha automjetet që shiten në vend.

Modeli Q5 është më i shitura në SHBA. Ky model prodhohet në fabrikën e markës Audi në Meksikë, ndërsa pjesa tjetër e modeleve vijnë nga fabrikat në Gjermani, Hungari dhe Sllovaki.

Sipas raporteve të mediave gjermane, kompania mëmë e markës Audi, përkatësisht Volkswagen Group, ka ndaluar përkohësisht dërgesat e automjeteve me tren nga Meksika dhe portet e saj. Kompania gjermane pret të qartësohen çmimet deri në mes të muajit prill.

Nga ana tjetër, SHBA-ja nga 3 prilli ka vendosur një tarifë prej 25 për qind për importet e makinave, krahas normës së mëparshme prej 2,5 për qind. Duke filluar nga muaji maj, 150 kategori të pjesëve të automjeteve po ashtu do të jenë subjekt i tarifës shtesë.

Comments