Të mërkurën protesta e radhës për shkarkimin e kryeprokurorit

215

  

Iniciativa qytetare ‘protestoj’ ka paralajmëruar një protestë të radhës për shkarkimin e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi dhe për disa çështje tjera, të mërkurën.

Sot u mbajt protesta e tretë me radhë nga kjo iniciativë që ndryshe nga herat e tjera përfshiu edhe çështjen e idesë për shkëmbimin e territorit me Serbinë.

Gramos Buqinca nga kjo iniciativë përmendi arsyet për të cilat do të vazhdojnë protestat.

“Të mërkurën nga ora 18 do të jetë protesta e radhës. Sistemi gjyqesor e prokurorial të cilët janë vënë nën funksion të politikanëve po pamundëson jetën e qytetarëve në një ambient të mirë. Sikur të mos mjaftonte edhe kjo Presidenti ka filluar një avanturë për shkëmbim territoresh. Situata vetem sa po përkeqësohet dhe nevoja për të protestuar po bëhen të pashmangahme. Ftojmë qytetarët të vijnë të protestojnë”, tha ai.

Sipas tij kjo protestë kërkon edhe vetingun e gjyqsorit.

Artan Demhasaj, një tjetër protestues tha se shpreson në një pjesëmarrje më të madhe në këto protesta.

“Deklaratat e fundit të lidershipit të Kosovës jo vetëm se kanë ofenduar një prokuror që po merrej me një rast siç është lista e veteranëve por kanë ofenduar edhe ndonjë polic e prokuror tjetër i cili dëshiron të kryej punën e tij në mënyrë të drejtë”, tha Demhasaj.

Comments