Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët mes dy Kuvendeve theksoi se Prishtina zyrtare duhet ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë.
Sipas tij, Kosova duhet të këpusë kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe të lidhë kërthizën e reciprocitetit evroipianist me BE.
Rama: Në këtë fazë kaq vendimtare Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë pa afat dialogun bilateral me Serbinë, dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit evroipianist me BE.
Rama: Barra e fajit duhet t’i bjerë e gjitha vetëm Serbisë, por kurrsesi s’duhet të lejojmë që qoftë edhe një gram t’i bjerë Kosovës, duam që të njihet një orë e më parë nga të gjitha vendet evropiane që ta pranojnë realitetin e pakthyeshëm të pavarësisë së saj, përfshirë edhe nga vetë Serbia të cilën Kosova e ka mundur me luftë, s’kam asnjë arsye për ta lidhur me të fatin evropian të saj, duam ta ndihmojë me të gjitha sa kemi në dorë Kosovën, por mundësitë tona mos e harroni as që mund të krahasohen me mundësitë e miqve dhe aleatëve strategjikë, pezmatimi i tyre me Kosovën, në këtë kohë kur të gjitha yjet janë rreshtuar në favor të shqiptarëve të shansit tonë historik për t’u bashkuar përmes dy shteteve tona me Evropën.