Të paktën 20 të vdekur në ditën e Bajramit në Gaza

95
fresco

Në ditën e parë të Bajramit, të paktën 20 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Ndër viktimat janë të paktën pesë fëmijë, ndërsa tre vajza të reja u vranë nga një sulm ajror në Al-Mawasi. Sipas njësisë së verifikimit të Al Jazeera Sanad, ato ishin të veshura me rroba të reja për Bajram dhe trupat e tyre ishin të përgjakur.

Adel al-Shaer deklaroi se ka humbur 20 anëtarë të familjes së zgjeruar që nga fillimi i luftës në Gaza, përfshirë katër nipër të rinj vetëm disa ditë më parë.

“Kjo është një Bajram i pikëllimit”, tha ai pas lutjeve në qytetin Deir el-Balah. “Kemi humbur të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën dhe të ardhmen tonë. Kemi humbur nxënësit, shkollat dhe institucionet tona. Kemi humbur gjithçka”, shtoi ai, duke shpërthyer në lot.

midle

Në vend që të festonin me familjet e tyre, palestinezët kaluan mëngjesin duke vizituar varrezat e të dashurve të tyre.

Që kur Izraeli rifilloi sulmet në Gaza më 18 mars, qindra palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë detyruar të evakuohen nga veriu i Gazës, ku ishin kthyer pas marrëveshjes së armëpushimit të janarit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 50277 palestinezë janë konfirmuar të vdekur dhe 114095 janë plagosur që nga fillimi i luftës izraelite kundër Gazës.

Ndërkohë, Izraeli nuk ka lejuar futjen e ushqimeve, karburantit apo ndihmave humanitare për katër javë rresht. Ndërmjetësit arabë po përpiqen të rikthejnë armëpushimin, dhe Hamasi ka deklaruar të shtunën se ka pranuar një propozim të ri nga Egjipti dhe Katari, detajet e të cilit ende nuk janë bërë publike.

Comments