Të rejat e fundit për rrëzimin e aeroplanit, dyshohet se u godit nga një raketë rusë

116

Po zbërthehet lëmshi i rrëzimit të djeshëm të avionit të Azerbajxhanit , ku humbën jetën 38 persona . Tragjedia ndodhi pasi piloti bëri një ulje emergjente pranë qytetit Aktau në Kazakistan dhe burime të qeverisë së Azerbajxhanit i thanë Euroneës një ditë më vonë se rrëzimi ishte shkaktuar nga një raketë ruse.

Sipas këtyre burimeve, raketa është hedhur në drejtim të aeroplanit në fluturimin J2-8432 mbi qytetin e Grozny në Çeçeni (pjesë e Rusisë), dhe ka shpërthyer pranë avionit.

Burime qeveritare i thanë Euroneës se avioni i dëmtuar nuk u lejua të ulej në asnjë aeroport rus pavarësisht kërkesave të pilotit për një ulje emergjente dhe u urdhërua të fluturonte përtej Detit Kaspik për në Aktau në Kazakistan.

Ata gjithashtu pretendojnë se sistemi i navigimit GPS i avionit ishte bllokuar përgjatë gjithë shtegut të tij ndërsa fluturonte mbi det.

Gazeta AneëZ me bazë në Baku shkruan se raketa është hedhur nga sistemi i mbrojtjes ajrore Pantsir-S./Indeksonline/

Comments