Të shtëna me armë jashtë selisë së CIA-s, neutralizohet një burrë i armatosur

80
fresco

Një burrë i armatosur ka hapur zjarr jashtë selisë së CIA-s në Langley të Virxhinas. Mediat amerikane raportojnë se policia e kontesë Fairfax iu përgjigj thirrjes së selisë së CIA-s, pasi një burrë i armatosur shtiu në ajër pranë selisë së agjencisë së inteligjencës duke “kërcënuar” agjentët.

Lajmin e ka bërë të ditur policia në një mesazh të publikuar në platformën ‘X’, në të cilin paralajmëron banorët për mbylljen e një rruge për qarkullim, shkruan a2cnn.

midle

Divizioni i Operacioneve Speciale rrethoi zonën me automjete ushtarake dhe kamionë zjarrfikës, duke pozicionuar gjithashtu snajperë dhe skuadra antieksploziv, si dhe dronë e helikopterë.

CIA konfirmoi praninë e një “kërcënimi” në portën hyrëse, por ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi incidentin.

Comments