Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen katër persona

85

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se në Prishtinë ka pasur të shtëna, për të cilën janë arrestuar katër persona, shkruan Gazeta Express.

PK ka bërë të ditur edhe se, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, dhe 98 copa fishekë.

‘‘SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Lagjja-Ulpiana e Re, Prishtinë / 31.12.2024 – 23:30. Pas raportimit për disa të shtënave ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të tyre dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kutie të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja. Të dyshuat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress

Comments