Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Mitrovicë, lëndohet ai dhe një femër

243

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Mitrovicë një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se dy persona të tjerë për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tij është stabile, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe viktima femër të cilës po ashtu i është ofruar tretman mjekësor.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar veturën e viktimës për ekzaminim, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/

Comments