Televizioni bullgar: Nuk priten ndryshime në qëndrimet e Sofjes
Nuk pritet ndryshim të pozicionit të Bullgarisë lidhur me veton për Maqedoninë e Veriut, lajmëroi sot radioja kombëtare bullgare duke iu referuar burimeve të veta.
Sipas tyre, Sofja mbetet në pozicionin se nuk ka pasur përparim me Shkupin lidhur me përmbushjen e Marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore në tërësi.
Në Luksemburg sot po diskutohet në Këshillin për Punë të Përgjithshme në të cilin pritet vendim për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Disa ministra të shteteve të BE-së kanë shprehur mbështetje për Shkupin dhe Tiranën para fillimit të takimit dhe kërkuan të mos bllokohen të dyja shtetet për shkak të përparimit të arritur në reformë.