Temperaturat në rritje graduale! Njihuni me parashikimin e motit

56
fresco

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se sot gjatë ditës pritet që moti të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e fuqishme afatshkurtër nga drejtimi verior.

Sipas paralajmërimeve, temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 14 gradë Celsius.

midle

Në Shkup, në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Sipas sinoptikëve, temperatura minimale do të bie deri 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë.

Në periudhën e ardhshme paralajmërohet mot i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës deri në fund të javës së punës do të rriten gradualisht.

Comments