Tentoi të shkonte në Itali me armë në çantë, arrestohet kosovari në Aeroportin e Rinasit

159

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar në aeroportin e Rinasit, gjatë operacionit policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij aksioni u kap në flagrancë dhe u prangos, shtetasi kosovar Daors Gashi, 23-vjeç, nga Peja.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, njoftoi Policia.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Comments