Terapitë biologjike në Onkologji! Taravari: Sot kanë arritur gjysma e barnave
Më shumë se gjysma e barnave biologjike që u mungojnë pacienteve të Onkolgjisë kanë arritur sot, kurse javën e ardhëshme do të mbërinë edhe tre barna të tjerë, këtë e bëri të ditur sot Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sipas të cilit, edhe pse janë kryerë të gjitha prcedurat nuk përjashtohet mundësia që të ketë vonesë.
ARBEN TARAVARI- MINISTËR I SHËNDETËSISË
”Pjesa dërmuese e terapisë do të arrijë këtë javë, sot ka arritur një pjesë e terapisë dhe tjera nesër arrinë kjo është këtë javë, e ejte dhe e premte javën tjetër të hënën do të arrinë edhe tre ilaqe. Mbi gjysma e ilaqeve veçmë ka arritur sot edhe nesër arrinë disa ilaqe. Ne i kemi kryerë të gjitha procedurat, ato të cilët e bëjnë furnizimin mund të ndodhë që dy ditë të vonohen, bëhet fjalë për dy ditë”.
Pacientët e Onkolgjisë kanë më shumë se një javë që po përballen me mungesën e barnave ku sipas tyre, Klinka nuk është në gjendje ti përgjigjet rritjes së numrit të pacientëve me kancer metastatik. Terapia biologjike marrin rreth 300 pacientë me kancer, autoritet thonë se ky numër në vazhdimësi po rritet. Terapitë biologjike që u jepën të sëmurëve me kancer në klinikën e onkologjisë vijnë nga Kompania farmaceutike “Panovski” e cila ka kontratë në vlerë prej 2.3 milionë euro për furnizimin me barna. Kjo kompani më herëut e akuzua nga VMRO- DPMNE për keqpërdorime. Por dje kryeministri Mickoski siguroi se të gjitha barnat që do të blihen do të kontrollohen. /tvklan.mk