Tërmet i fortë 4.0 ballë në Fier, lëkundjet ndihen edhe në Berat e Lushnje

83

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në qytetin e Fierit dhe zonat përreth.

Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë i magnitudës 4.0 ballë, rreth 14 kilometra nga qyteti i Fierit dhe në një thellësi prej 5 kilometrash.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 19:33, me epiqendër në fshatin Çifçi të Fierit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Beratit, Lushnje, Vlorë dhe zonat e tjera përreth. Paraprakisht nuk raportohen dëme.

Comments