Tetovari blen veturë nga jashtë shtetit, bie pre e mashtrimit – ngel pa veturë dhe pa para

Më datë 25.04.2025, në ora 18:20, në Stacionin Policor të Tetovës, një 58-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.N. dhe N.B., të dy nga Tetova, për shumën prej 2.650 euro.
Sipas raportit, në shkurt të vitit 2025, ai kishte arritur një marrëveshje me A.N., i cili ishte paraqitur si menaxher i një personi juridik nga Tetova, dhe me N.B., për transportimin e një automjeti pasagjerësh “Mercedes” nga Zvicra.
58-vjeçari kishte paguar shumën për transportin dhe rregullimin e dokumenteve të zhdoganimit përmes transfertës së shpejtë.
Sipas kallëzimit, deri në momentin e paraqitjes së denoncimit, nuk i është dorëzuar automjeti dhe as nuk i janë kthyer paratë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.