Tetovari që jeton me ujqërit (VIDEO)

167

Ulërima e këtyre tre ujqërve, mund të frikësoj shumëkend!

Por, Aleko, Lupo dhe Luna, janë anëtarë të barabartë të familjes Ismaili nga Tetova, e cila frikën nga kjo kafshë e egër, e zëvendësoi me dashuri. Kryefamiljari Fadili thotë se të tre ujqit, janë zbutur vetëm nga respekti që familja iu tregoi këtyre kafshëve. Ka dy vjet që ai kujdeset dhe i trajnon ujqit, në fshatin Leshkë. Fadili rrëfen për Televizionin 21, për lidhjen e veçantë që ndërtoi me këto kafshë.

“Unë e di se çfarë duan, që të më japin respekt unë ju a jap respektin. Do të thotë se kemi respekt reciprok. Vetëm i kam trajnuar. Mirëpo trajnimi im ka qenë trajnim familjarë. Mua më dhimbsëm, unë nuk dua që ta shohë fëmijën tim duke u përla. Unë i dua. Këto i ruaj për merak, qejf dhe dashuri”, u shpreh  Fadil Ismaili, pronari i ujqve.

Ai thotë se ujqit e tij janë të trajnuar mirë dhe se kanë shumë dallim me ujqit e malit.

Madje tregon se gjatë trajnimit, ai i shpërblen ujqit me ushqim, dhe kështu ndërton raportin e zotuesit dhe kafshës! Fadili thotë se asnjëherë nuk ua ka matur forcat ujqve me kafshë tjera apo me llojin e tyre dhe se nuk e ka ndërmend ta bëj të njëjtën gjë.

Zonja e shtëpisë Hasije Ismaili, thotë se e kishte të vështirë “miqësimin” me ujqit, kur ato i solli bashkëshorti i saj në shtëpi.

Por, me kalimin e kohës, thotë ta ketë tejkaluar frikën.

Dhe, pas dy vjet, ajo tani kujdeset për ushqimin e ujqve.

“Në fillim unë u frikësosha. Nuk kisha besim sepse janë ujq agresivë apo janë të këqij, por krejt e kundërta ishte. Sallama dhe kocka ju ziejmë sepse thonë se prej gjakut bëhen agresivë. Shtriheshin nëpër kauça. Na i ledhatonim. Po ata e ndjejnë edhe dashurinë tonë andaj sillen shumë mirë”, tha Hasije Ismaili, Zonja e shtëpisë.

Dashuri të madhe për ujqit ka edhe nipi i familjes Ismaili, Aldini Sadiki.

Ai kishte ardhur nga Tetova në shtëpinë për pushime të familjes Ismaili vetëm për të bërë qejf me ujqit.

“Kur i japim ushqim nuk duhet të ia hjekim dorën sepse mund të të  gërvishtë. Kur luajmë nuk duhet të frikësohemi pasi që ata nuk të kafshojnë. Vetëm se dua të luajnë”, tha Sadiki.

I zoti i shtëpisë, Fadili planifikon “ta zgjerojë” familjen e ujqve, për së paku dy të tjerë.

Fadili në fillim kishte blerë dy ujq, e me pas i shumoi. Për fat të keq, para dy muajve, humbi ujkonjën si pasojë e disa njerëzve të papërgjegjshëm, të cilët ia vranë kafshën!/Tv21

 

Comments