Tetovari sulmohet fizikisht nga dy të dënuar ne Burgun e Idrizovës, dërgohet në spital

139

Një i dënuar nga fshati Jellovjan i Tetovës është sulmuar fizikisht nga dy të dënuar nga Shkupi në burgun “Idrizovë”, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

I dëmtuari është transportuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka marrë ndihmën mjekësore, dhe më pas është kthyer sërish në institucionin e vuajtjes së dënimit “Idrizovë”.

Dje, në orën 15:33, në stacionin policor të Gazi Babës, nga institucioni korrektues “Idrizovë” është raportuar se po atë ditë, rreth orës 06:30, i dënuari A.A. (27) nga fshati Jellovjan, Tetovë, është sulmuar fizikisht nga dy të dënuar – T.E. (32) dhe M. Sh. (50), të dy nga Shkupi, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga Ministria shtojnë se në vendngjarje ka kryer inspektim një ekip nga stacioni policor i Gazi Babës dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Comments