Tetovarja mbyllet në shtëpi nga burri, ai e ka kërcëuar dhe e ka sulmuar fizikisht

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.S. (35) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “kërcënim i sigurisë”, “lëndim trupor” dhe “privim i paligjshëm nga liria”. Nga data 25.02. deri më 28.02.2025, i denoncuari e ka mbyllur gruan e tij në shtëpinë familjare, e ka kërcënuar dhe e ka sulmuar fizikisht.