Teuta Arifi mbulohet me lule. “TË DUA TETOVË”

413
fresco

Pas një jave të fitores së madhe, kryetarja e komunës së Tetovës ka pranuar me mijëra urime për fitoren. Ajo në një status të saj në Facebook sërish ka falënderuar tetovarët për mbështetjen e madhe.

“Zhvilluam një betejë midis faktit dhe iluzionit. Midis argumentit dhe gënjeshtrës.

U përballëm në çdo lagje, në çdo vendbanim, në çdo familje, për ti bindur njerëzit që rruga jonë është e drejta, që e shpien Tetovën përpara në betejën e vështirë të transformimit konceptual dhe rrënjësorë.

Përballuam çdo shpifje, çdo etiketim të ulët që burronte nga urrejtja e mos njohjes bazike të problemeve elementare të qytetit.

Përballë kishim më shumë se tre subjekte politike. Por me krenarinë më të thellë u ndeshëm me këta faktorë destruktivë, duke pasur pas vetes, qytetarin e zakont të këtij vendi. Aktivistin e sinqert të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe skuadrën fituese që punonte çdo ditë për të fituar çdo votë, çdo besim, çdo ëndërr të qytetarit.

Fituam në çdo front. Depërtuam në çdo lagje. Bëmë një diferencë prej afro 5.000 votash në raundin e parë. Rezultat që ndau të vërtetën nga gënjeshtra.

midle

Fituam edhe në raundin e dytë. Përtej asaj që qytetari e kishte thënë fjalën e vet qartë, oponenti nuk e kuptoi. Nuk ka kulisë, pazarë që mund të shet dhe të blen Tetovën.

Momenti i lavdisë erdhi. Me besim në ZOT, me betimin për drejtësi dhe sinqeritet, nuk ka betejë që smund ta fitosh.
Nëse beson që je në të drejtën tënde.

Ia dolëm!

Tetova është tashmë në duar të sigurta. Ndryshimi do të vazhdoj edhe mëtutje.
Falemnderit për urimet e përzemërta. Falemnderit për gjithçka TETOVË.

Nuk do të kursejmë asgjë nga vetja për të dhënë më të mirën e mundshme, që qyteti ynë të shkëlqej.

Detyra është e jona. Pushteti i juaji.

TË DUA TETOVË ❤️” ka shkruar Teuta Arifi

Comments