Thaçi dorëzon kërkesën e katërt për vizitë urgjente te babai

102
fresco

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka parashtruar një kërkesë të katër për vizitë urgjente në Kosovë.

Dy kërkesat e tij janë aprovuar, në maj dhe shtator të vitit 2023, pastaj kërkesa e tretë është ajo e 28 janarit për të ardhur urgjent, ndërsa më 14 shkurt, Thaçi pas bisedave me familjarët dhe informacioneve që kishte marrë se gjendja e babait i ishte rënduar akoma më tepër, pavarësisht se i njëjti më 14 shkurt nuk ishte i shtrirë në spitalet e vendit, kishte kërkuar edhe një herë që të vijë urgjentisht në Kosovë për ta vizituar.

Dhe kësaj radhe Thaçi vet është bindur nga arsyetimet paraprake të gjykatës dhe thotë se është i gatshëm të vijë për një ditë, njofton Klankosova.tv.

midle

Mirëpo, parashtresa e regjistrit që ia dërgon gjyqtares se procedurës paraprake nëse duhet t’i lejohet apo jo vizita, thotë që është e mjaftueshme video-vizita, pra video-lidhja.

Kërkesa është bërë më 14 shkurt dhe është bërë për ta vizituar urgjentisht babanë, dhe është shtrirë sërish në spital më 26 shkurt dhe regjistrit thotë se Thaçi ka harxhuar të gjitha vizitat që i ka kërkuar gjatë muajit shkurt, edhe ato fizike edhe ato me video-lidhje.

Dhe për këtë arsye, regjistri mund të bëjë përjashtime në raste ekstreme, që t’ia lejoj një video-lidhje më tepër në rast të ndonjë sëmundje të rëndë apo vdekjes së ndonjë të afërmi shumë të ngushtë.

Comments