The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Mbrëmjen e djeshme (e diel) u gjet pa shenja jete në një banesë në Prishtinë, vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj.
Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku në një deklaratë theksuan se vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.
Po ashtu në lidhje me rastin është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.

Reagimet kanë qenë të shumta pasi Mentori i njohur në publik si Tee, ka kënduar së bashku me Unikkatilin, e kanë bashkë disa hite.
Së fundmi ka reaguar edhe grupi ‘The Bloody Alboz’ në një postim të shpërndarë në Facebook.
“Njerëzit e mirë vdesin gjithmonë të rinj. Shpirti në paqe Mentor Palokaj (Tee)”, thuhet në përshkrim.
Vlen të ceket se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.