Thirrjet mjerane të ohrigjanecit Qoku ndaj ASH!?

Mbrëmë për zhvillimet e fundit brenda kampit vredist është prononcuar edhe ohrigjaneci Bekim Qoku, i cili thotë se është përfaqësues i Vetëvendosje në Maqedoni, e cila ka vetëm një individ në kuadër të VREDI-t, kur tha se, “nuk do të mbështesin asnjë subjekt që do të garojë në zgjedhje lokale jashtë këtij koalicioni që siç tha pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët”.
Ohrigjaneci Qoku, mendon se është në Kosovë dhe se mendon që VV do ta “ndëshkoj” secilin subjekt që do të dalë nga VREDI, duke mos e mbështetur ata që dalin veçmas në zgjedhjet lokale, duke shtuar se kësisoj ata që dalin vetëm po shpien ujë në mullirin e Ali Ahmetit.
Thirrjet e jargosura të ohrigjanecit për ta stigmatizuar grupimin e Taravarit ( me këtë përkufizim nuk dua të jem avokat i zënkave brenda vredistëve por e shoh të drejtën e secilit subjekt i lirë të veproj si të dojë dhe kur të dojë të marrë vendime brenda subjektit që përfaqëson) nuk e shpëtojnë dot vithisjen e koalicionit të kalbur VREDI, në arenën politike të “Severnës” në luftën e egër politike për pushtet.

Ndaj, klithmat e fundit të ohrigjanecit me kërcnimin se VV nuk do ta mbështes grupimin e ASH-së Taravarit nëse del e vetme nuk çojnë peshë, sepse votuesit shqiptarë nuk ndikohen nga ato thirrje mjerane ne emër të një individi që përfaqëson VV, e cila nuk elektorat as struktura partiake veçse simpatizantë pasivë që nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në “državën Severna” ashtu siç nuk u ndikuan në zgjedhjet e 8 majit të vitit të kaluar, kur megjithë mbështetjen e z. Kurti përballë Frontit Europian, vredistët e humbën garën.
Çështje tjetër është se kryekomiti Micko zgjodhi humbësit dhe jo fituesit në kampin shqiptar për t’i marrë në koalicionin qeverisës.
Nëntë muaj më vonë VREDI ngeci në përpëlitjet e saj për ndryshim, duke bërë hspa prapa në punësim dhe në zbatimin e dobët të gjuhës shqipe në nivel qendror.
Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe mes vredistëve, ku për shkak të grykësisë për pushtet dhe brenda llojit ata kacafyten dhe ndahen.
Medai Shaholli