“Ti me fjalë të shëron” – Militantët e Kurtit magjepsen me statusin e vonuar për situatën në Deçan

330

Rreth 1 mijë e 500 persona dyshohet se u helmuan nga uji në Deçan teksa të njëjtit kanë marrë trajtime mjekësore në Spital.

Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij janë akuzuar ashpër për neglizhencë, pasë parasysh faktin se kryeministri as që gjindet në Kosovë, teksa tek sot, pas dy ditësh u mjaftua me një reagim në Facebook, shkruan lajmi.net.

Por militantëve të tij nuk është se po u pengon shumë kjo neglizhencë e kryeministrit.

Madje disa prej tyre, përkrahës të zjarrtë të tij, në komentet në statusin e kryeministrit janë shprehur të ngazëllyer me fjalët e kryeministrit. Madje disa prej tyre kanë shkuar aq larg sa që statusin e kryeministrit po e shohin si fjalë “që shërojnë”.

Disa të tjerë, të nxitur nga ky reagim me dy ditë me vonesë, janë shprehur se si Kurti, Kosova s’do ketë kryeministër më “edhe 1 mijë vite”. /Lajmi.net/

   

Comments