T’IA HEDHËSH TJETRIT

263
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

URIM SALIHU

midle

Nuk I dij shkaqet e këtij mallkimi por dicka shkoi keq.Nuk është e mundur që gjërat të shkojnë kaq ters dhe mos ndryshojë asgjë.

Shkoi ters sepse të gjithë duan t’ia hedhin njëri-tjetrit në bixhoz, në biznes, në politikë, në kulturë, ne ekonomi, në arsim.Duan gjithashtu t’I vjedhin me peshore edhe një fukarai deri sa blen me paratë e fundit ca kilogramë domate.Duan t’ia hedhin paqtë nxënësit një profesori që e gënjejnë për të humbur një orë mësimi.Duan t’ia hedhin edhe profesorët në një mënyrë tjetër dikujt. Edhe studentët poashtu duan t’ia hedhin një profesori .Janë të gatshëm ti nënshtrohen vetëm për një notë kaluese të mallkuar.

Partitë në pushtet duan t’ia hedhin sërish votuesit ndërsa ata në opozitë duan në një formë tjetër më të sofistikuar të mashtrimit të bëjnë për vete votuesit.
Edhe OJQ-të duan t’ia hedhin në një mënyrë protestuesit ndërsa partitë duan t’ia hedhin OJQ-ve duke e shfrytëzuar qoftë edhe pa e kuptuar.
Shitësit e veturave ia hedhin poashtu një blerësi duke manipuluar me kilometrat që ia fshijnë asaj.
Dhe duke ia hedhur secili njëri-tjetrit ne kemi ardhë në këtë pikë ku na janë errësuar mendjet tona.
Akoma më keq është kur në fundin e kësaj marrëzie ne kërkojmë fajtorin kur e dijmë saktësisht se kush është ai.
Por zoti është I madh.Ky dënim I rëndë është ajo që kemi merituar dhe duhet të pajtohemi t’a vuajmë.
Ky “persekutim” që na ndodhë është se ne e kemi merituar .Dhe një popull që ka hedhur vështrimin drejt humnerës, nuk e heq më dot atë shikim prej atje.Deri sa të përfundojë ky mallkim ne do të vazhdojmë t’ia hedhim njëri-tjetrit dhe pandërprerë pa e kuptuar se e keqja jemi vetë ne.

Comments