Tifozi special që ka shikuar 365 ndeshje në 365 ditë!
Ai i ka shikuar 365 ndeshje të futbollit, një për secilën ditë të vitit, që i bie 365 ndeshje në 365 ditë, transmeton Gazeta Express.
Nga Premierliga angleze, La Liga spanjolle, liga e Argjentinës, kupa e Kilit, liga e Perusë, Tomaszi i ka shikuar 365 ndeshje të futbollit që u zhvilluan anë e mbanë botës.
Tomaszi zakonisht ndeshjet i ka shikuar nga ekrani në shtëpinë e tij mirëpo disa herë është dashur që t’i shikojë ato nëpër supermarkete, parkingje të veturave, stacione të trenave, të gjitha këto vetëm për ta kompletuar sfidën e tij.
Ndeshja e fundit, pra e 365-ta ishte ajo mes Danimarkës dhe Sllovakisë, që e përmbylli rrugëtimin e Tomaszit.
Në tërë këto ndeshja që i ka shikuar, janë shënuar 1,051 gola, 23 ndeshje kanë përfunduar me rezultatin pa gola.
“Nuk e kam menduar shumë përse e vendosa këtë sfidë për veten, thjeshta e bëra atë tweet, dhe pastaj ndihesha i turpëruar nëse do të ndaloja. Jo edhe një arsyeje aq e mirë”, ka thënë ai.
“Pjesa më e vështirë ka qenë kur punoja, kështu qe kanë qenë disa ditë që nuk shkoja deri në ora 23:00 të mbrëmjes, dhe kështu shikoja ndonjë ndeshje të Amerikës Jugore deri në ora 2:00 të mëngjesit, pastaj duhej të zgjohesha herët në mëngjes për të shkuar në punë”.
“Kam humbur shumë takime me persona që i njohë për shkak të ndeshjeve të futbollit”.
“Ndeshja më e mirë ka qenë ajo mes Al Ain dhe Al Wahda, e cila përfundoi me rezultatin 6-2, ndërsa ajo më e padurueshmja ka qenë mes Royal Antwerpit dhe Standard Liege, që përfundoi e barabartë pa gola”.
“Shumica prej njerëzve që i kam njohur, mendoni se jam i çmendur ose idiot, e që duket se kanë të drejtë”.
I pyetur se a do ta bënte këtë përsëri, ai u përgjigj kështu: “Nëse do ta fitoja lotarinë do e bëja përsëri, por më ndryshe se hera e parë, sepse do të shkoja nëpër stadiume, dhe do të ishte shumë mirë kjo. Por ta bëjë përsëri kështu? Asnjëherë.