TKZ u ankuan për bllokimin e biletave, Gjimshiti: Do të flas unë me Dukën

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi me humbje fazën kualifikuese në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht 2:0 ndaj Anglisë në “Wembley” të Londrës.
Aty pati shumë tifozë shqiptarë të pranishëm, të cilët edhe biseduan me kapitenin Berat Gjimshiti pas ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ata u ankuan te kapiteni se FSHF-ja “bllokoi” biletat për Tifozat Kuq e Zi, pasi nuk ka më rezervime, por vetëm duhet blerë në sistemin ‘online’.
Gjimshiti: “Si, nuk ju lanë këtu apo atje në Shqipëri? Në rregull, unë do të flas me Armand Dukën”.
Ndeshjen e radhës, Shqipëria e zhvillon në shtëpi të hënën ndaj Andorrës.