Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në konferencën e stome për shtyp njoftoi se mjetet piroteknike, prej të cilave dyshohet se ka nisur zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, u sollën në objekt nga bendi “DNK”, shkruan TV21. Sipas tij, personi i angazhuar për të njëjtat, ka ndërruar jetë.

“Nga biseda e realizuar me anëtarin e bendit “DNK”, është vërtetuar se mjetet piroteknike spërkatëse në diskotekë, i solli bendi. Për fat të keq, personi që ishte angazhuar për përdorimin e tyre, ka ndërruar jetë”, tha Toshkovski./tv21.tv