“Tragjedia”, Gjykata Kushtetuese e shtyu seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Gjykata Kushtetuese sot në mbledhjen e punës vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars.

“Gjykata merr parasysh periudhën e shpallur zi shtatë-ditore për viktimat e tragjedisë në Koçan dhe traumën që po kalon shoqëria, qytetarët dhe shteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Nga atje shtojnë se data e mbajtjes së seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të përcaktohet më vonë.